Vetaksident tek Ura e Gjakut në Mitrovicë, shoferi godet një shtyllë reklame
Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.
Vetëm brenda 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 33 aksidente në trafikun rrugor, derisa një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.
Ndërsa, në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga pakujdesia një shofer ka goditur me veturë një shtyllë në vendin e njohur si Ura e Gjakut në Mitrovicë, e cila përdoret për reklama.
Ndryshe, sipas dëshmitarëve, shoferi s’është lënduar./Indeksonline/
