75 Mall Live Search
11:19 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / k.v

Vetaksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, një person humb jetën

Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pas një vetaksidenti në afërsi të fshatit Poterq të Klinës.

Automjeti i viktimës doli nga rruga për arsye ende të panjohura, konfirmoi zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi.

Ekipet hetimore po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia apelon për kujdes të shtuar në rrugë, veçanërisht gjatë kushteve të paqëndrueshme atmosferike./IndeksOnline/