75 Mall Live Search
10:29 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vetaksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Ka ndodhur një vetaksident trafiku në mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Sallabajë.

Lexues të Indeksonlinet kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura e shkatërruar jashtë rrugës.

Në vendin e aksidentit ka dalë menjëherë policia rrugore, e cila është marrë me rastin.

Nuk është raportuar për të lënduar as për shkaqet që kanë çuar ngasësin të dilte jashtë rrugës./Indeksonline/