Vetaksident, vdes vozitësi i veturës
Një person ka vdekur dje në fshatin Prilep të Deçanit derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së kushteve të rrugës ka humbur kontrollin mbi veturën e tij ka dalë nga rruga dhe është përplasur në rrethojat e një objekti.
Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.