75 Mall Live Search
18:24 / E Shtunë, 21 Janar 2023 / AR

Vetaksidenti në autostradë, deklarohet Policia

Indeksonline pak më parë raportoi për një vetaksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai njoftoi se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 16:30, në autostradë, drejtimi Prishtinë-Prizren, km i 58-të, ka ndodhur një aksident trafiku (vet-aksident). Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale”, tha Krasniqi./Indeksonline/