75 Mall Live Search
12:37 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / H F

Vetaksidenti në Batllavë, katër persona të lënduar dërgohen në QKUK

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot paradite në fshatin Batllavë të Komunës së Podujevës, ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ngjarja është konfirmuar për IndeksOnlinen nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se rasti është raportuar rreth orës 10:15.

“Rreth orës 10:15, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Batllavë të Podujevës. Deri tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një veturë dhe për pasojë katër persona janë lënduar. Ata kanë kërkuar ndihmën mjekësore, ndërkaq janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, ka deklaruar Borovci.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat që kanë çuar në aksidentin e ndodhur./IndeksOnline/