21:40 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / OSH

Vetaksidenti në “Ibrahim Rugova”: Kamionit i shpërthen goma, i rrotullohet bageri i ngarkuar

IndeksOnline raportoi më parë për një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Një kamioni gjersa ishte në lëvizje i kishte shppërthyer goma, ku u bë shkaktar i vetaksidentit.

Si pasojë e kësaj, kamionit i ishte rrotulluar një bager të cilin e kishte të ngarkuar mbrapa.

Kështu tha një dëshmitar i rastit për IndeksOnline.

Kësisoj, në aksin rrugor Prizren-Suharekë, ishin krijuar kolona të gjata.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00./IndeksOnline/