75 Mall Live Search
13:28 / E Diele, 15 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Vetaksidenti në Klinë, zjarrëfikësit dhe policia mundohen ta nxjerrin trupin e pa jetë nga makina (Pamje)

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmë, në Qupevë të Ulët të Klinës.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se viktima është një 22 vjeçar.

IndeksOnline ka siguruar video nga vendi i ngjarjes, ku kanë dal zjarrëfikësit dhe policia, të cilët po mundohen ta nxjerrin trupin e të ndjerit nga vetura, i cili kishte mbetur aty qe 15 orë.

Nga ky aksident edhe një person tjetër ka mbetur i lënduar, i cili është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë, bëjnë të ditur burimet e IndeksOnline.