Vetaksidenti në Slivovë, policia: 3 persona të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:30 në fshatin Slivovë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 14:30, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti për IndeksOnline.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/

