75 Mall Live Search
16:19 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / F.R

Vetaksidentohet automjeti i KFOR-it amerikan në Veri, tre persona të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Jarinjë, saktësisht në fshatin Sllatinë, ku një automjet i KFOR-it amerikan ka përfunduar i rrokullisur.

Nga ky aksident janë lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar Munish Avdiu, komandanti i trafikut rajonal në Mitrovicën e Veriut, ku bëri të ditur se të lënduarit nuk janë në rrezik për jetë.

“Një automjet i KFOR-it amerikan, në rrugën nacionale Mitrovicë-Jarinjë, në fshatrin Sllatinë, është rrokullisur, ka humbur kontrollin, nuk është goditur, është vetaksident. Tre persona kanë pësuar lendime trupore – janë jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.