Vetaksidentohet kamioni në hyrje të autostradës në Prizren

Një kamion është vetaksidentuar para pak çastesh në hyrje të autostradës në Prizren.
Nga pamjet të cilat i ka sigururar Indeksonline shihet kamioni i vetaksidentuar, i cili ka bllokuar rrugën, derisa materialet që gjendeshin në rimorkion e tij janë derdhur në rrugë.
Derisa nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e aksidentit, kamioni i vetaksidentuar vazhdon të qëndrojë në rrugë, duke pamundësuar qarkullimin e automjetegve./Indeksonline/
