75 Mall Live Search
20:49 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / OSH

Vetaksidentohet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, krijohen kolona të gjata

Një kamion rreth orës 19:00 është vetaksidentuar në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Si pasojë e kësaj, në këtë aksin rrugor Prizren-Suharekë janë krijuar kolona të mëdha.

Në pamjet që ka siguruar IndeksOnline shihet se dhjetra vetura kanë ulur shpejtësinë dhe janë rënditur në radhë duke pritur të lirohet rruga.

Në vendin e ngjarjes ka arritur autoambulanca.

Kurse ende s’raportohet për ndonjë të lënduar./IndeksOnline/