75 Mall Live Search
09:30 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / k.v

Vetaksidentohet me kamionetë, humbë jetën një person afër Novobërdës

Një person ka humbur jetën pasi është vetaksidentuar me kamionetën e tij në fshatin Parallovë të Novobërdës.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 15 e 30 minuta, transmeton IndeksOnline.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërsa me rastin po vazhdon të merret njësiti për hetimin e aksidenteve të trafikut në nivel rajonal.

“Është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ishte vetëm një automjet (kamionetë). Si pasojë e aksidentit viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/