10:00 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

Vetaksidentohet një automjet në autostradën Suharekë-Prizren, një i lënduar

Një automjet është vetaksidentuar në autostradën Suharekë-Prizren në orët e hershme të së mërkurës.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, një person ka marrë lëndime të lehta trupore.

Vlen të theksohet, se pas reshjeve të borës, rrugët në Kosovë nuk janë aq të pastruara.

Policia e Kosovës bën thirrje vazhdimisht për kujdes të shtuar në komunikacion, sidomos në mot të lig./IndeksOnline/