Vetaksidentohet një femër, humb kontrollin gjatë vozitjes dhe përfundon jashtë rruge

Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Bresalc të Prishtinës.
Një femër nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, lëndime trupore ka pësuar një pasagjere.
VETAKSIDENT TRAFIKU
Rr. Prishtinë-Bresalc 10.12.2020-18:20. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare derisa drejtonte automjetin e saj nga pakujdesia, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar pasagjerja viktimë femër kosovare e cila është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/
/Foto ilustrim/