75 Mall Live Search
16:49 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Vetaksidentohet një veturë në autostradën ‘Arbër Xhaferi’

Një vetaksident ka ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, afër Kaçanikut.

Në pamjet e siguruar Indeksonline, shihet se si është rrokullisur vetura. 

Vetura e rrokullisur ishte me targa të Maqedonisë Veriore.

Ende nuk dihet nëse ndonjë person është lënduar. Policia ende nuk është paraqitur në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet mjeksore janë parë në vendin ku ndodhi aksidenti.

Indeksonline do ju mbaj të informuar rreth këtij rasti.