Vetaksidentohet një veturë në Bjeshkët e Strellcit, përfundon jashtë rrugës
Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Bjeshkët e Strellcit.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/

