Vetaksidentohet një veturë në Volljakë të Klinës

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në segmentin Klinë-Gjakovë, më saktësisht në fshatin Volljakë.
Një shofer ka humbur drejtimin e timonit, duke përfunduar jashtë rrugës, shkruan IndeksOnline.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, teksa udhëtarët kalimthi janë ndaluar për të ofruar ndihmë.
Më poshtë pamje të publikuara nga mediat lokale: