Vetaksidentohet një veturë në Vranidoll, përfundon jashtë rrugës

Një vetaksident trafiku ka ndodhur në rrugën Podujevë-Prishtinë, më saktësisht në Vranidoll.
Një veturë e tipit Volkswagen ka përfunduar jashtë rrugës.
Indeksonline raporton se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë.
Në ndihmë u kanë dalur edhe disa njësite të KFOR-it.
Indeksonline raporton se akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.
Kujtojmë se në të njëjtin vend ka ndodhur aksident edhe ditë më parë.