75 Mall Live Search
10:19 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / KV

Vetaksidentohet një veturë zyrtare e policisë afër Klinës (Video)

Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës është vetaksidentuar mëngjesin e së enjtes në Jashanicë të Klinës, transmeton IndeksOnline.

Vetura ka mbetur e rrokullisur në rrugë, ndërsa përveç dëmeve materiale të konsiderueshme ende nuk ka njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore  të të aksidenturave.

Policia rrugore shihet në vendin e ngjarjes teksa merret me hetimin e rastit./IndeksOnline/