Vetaksidentohet rëndë BMW-ja, në rrugën Prishtinë-Podujevë
Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme, në segmentin Prishtinë-Podujevë.
Një veturë e tipit “BMW” është vetaksidentuar, duke përfunduar jashtë rrugës, raporton IndeksOnline.
Kushtet e papërshtatshme atmosferike dhe ato rrugore dyshohet të kenë qenë shkak i aksidentit.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:

