Vetaksidentohet rëndë një motoçiklist në Podujevë (pamje)

Një motoçiklist është përfshirë në një vetaksident të rëndë trafiku.
Rasti ka ndodhur në Podujevë, në afërsi të ‘HIB Petrol’, raporton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësite relevante të Policisë së Kosovës dhe të emergjencës.
Këta të fundit, me autoambulancë, kanë bartur drejt spitalit drejtuesin e motoçikletës, i cili ka pësuar lëndime trupore.
Akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.