75 Mall Live Search
10:30 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / MSH

VETALGO – eksperienca e re e udhëtimit/ Zajmi prezanton inovacionin e vitit

Një nga kompanitë më inovative të këtij viti, VETALGO, tashmë ka nisur zyrtarisht operimin e saj.

Platforma VETALGO synon ta bëjë udhëtimin tuaj më të lehtë, më të shpejtë dhe më të rehatshëm, duke i ofruar të gjitha shërbimet në një vend: nga biletat e avionit, veturat me qira, hotelet, autobusët, e deri te shërbime të tjera komplementare.

E frymëzuar nga gjigantët global “Booking.com, Expedia.com, Airbnb etj” dhe e sjellë në versionin shqip nga sipërmarrësi i njohur z. Ekrem Zajmi, VETALGO nuk është thjesht një platformë – është një eksperiencë e re udhëtimi!

Në një intervistë ekskluzive për IndeksOnline, Zajmi shpalosi vizionin dhe misionin e VETALGO: të revolucionarizojë mënyrën e rezervimeve duke i sjellë ato të gjitha online në një platformë të vetme.

“VETALGO është krijuar për të modernizuar dhe standardizuar procesin e rezervimeve: vetura me qira, bileta avioni, autobusë dhe hotele – të gjitha online, thjeshtë dhe shpejt”, deklaroi Zajmi.

Platforma është lansuar më 1 korrik dhe aktualisht ka startuar me sektorin e veturave me qira, duke bashkëpunuar me kompani prestigjioze vendore dhe ndërkombëtare, duke e bërë të mundur që klientët të rezervojnë jo vetëm në tregun vendas, por kudo në botë.

Për më tepër, VETALGO ofron mundësinë që shërbimet të krahasohen shpejt, me çmime të favorshme dhe filtra të avancuar që e bëjnë përzgjedhjen e veturës ideale të mundshme në vetëm 3 minuta.

Një tjetër veçori që e bën platformën edhe më të veçantë është disponueshmëria e saj në shtatë gjuhë, ku natyrisht gjuha shqipe zë vendin kryesor.

“VETALGO sjell produkte dhe shërbime nga kompani vendore dhe ndërkombëtare, duke u dhënë klientëve mundësinë të krahasojnë dhe të zgjedhin atë që u përshtatet më shumë”, shtoi Zajmi.

Kjo platformë inovative premton ta afrojë më shumë udhëtarin me një përvojë të sigurt dhe të thjeshtë, ndërsa synon të bëhet lider i tregut rajonal dhe më gjerë.