Vetbesimi i Benites për dhëmbët: Edhe dentistët në Kinë e Amerikë kanë folur për ta
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, ka ndarë me banorët brenda shtëpisë historinë pas viralizimit të dhëmbëve të saj, të cilët kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm në Kosovë, por edhe ndërkombëtarisht.
“Është teknika më e re, janë ato thyerjet si të diamantit dhe e japin atë reflektim. Kur kam thënë që jam e para në botë që i kam bërë, u çuan të gjithë si e para, derisa u bëra viral edhe në Kinë”, tregoi Benita.
Ajo shtoi se fama e saj ka marrë përmasa të jashtëzakonshme.
“Dentistët në Kinë duke folur për këta dhëmbë, edhe në Amerikë, të gjithë duke i komentuar dhëmbët. Këtu te ne e bënë të madhe si e para në botë”, shtoi ndër tjerash.
Benita shpjegoi se reagimet e shumta kanë ardhur për shkak të kombinimit të teknikës inovative dhe reflektimit unik të dhëmbëve të saj, duke bërë që emri i saj të përmendet nga profesionistë të fushës në mbarë botën.
E njëjta në një intervistë theksoi se këta dhëmbë i kanë kushtuar afro 14 mijë euro.
Ajo vazhdon akoma të komentohet nga jashtë për këtë investim të madh në paraqitje.

