75 Mall Live Search
17:33 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / OSH

Vetdorëzohet në polici sulmuesi i gazetarit Valon Syla

Bashkim Jupa nga Gjakova e që jeton në Zvicër, i cili sulmoi fizikisht sot gazetarin, Valon Syla në lagjen “Pejon”, është paraqitur në Polici, shkruan IndeksOnline.

Jupa është vetdorëzuar në Policinë e Kosovës ku po trajtohet rasti.

“Ju njoftojmë se në polici është lajmëruar një person i dyshuar. Policia është duke u marrë me kompletim të rastit. Në koordinim me prokurorin kompetent do të vazhdohet trajtimi i rastit”, kanë thënë nga PK për IndeksOnline./IndeksOnline/