Vetdorëzohet në prokurori i kërkuari për drogë
Me autorizim të prokurorit nga Prokuroria Speciale, është ndaluar i pandehuri S.N.
Sipas prokurorisë ai është duke u hetuar nga kjo prokurori për veprat penale “Prodhimi përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotikë neni 268”, “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve neni 366par.1 te KPRK-së”.
I pandehuri gjendej në arrati dhe është paraqitur së bashku me avokatin e tij në zyrat e PSRK-së.
Prokuroria ka lëshuar vendim mbi ndalimin e personit të arrestuar./IndeksOnline/