23:08 / E Diele, 25 Tetor 2020 / Blerim

Vetëaksident i rëndë në Prishtinë, makina përfundon brenda një lokali

Si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes, numri i aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të jetë shqetësues.

Një vetëaksident ka ndodhur në orët e vona të natës së sotme në kryeqytet.

Një veturë madje ka përfunduar brenda një lokali, tek pjesa e njohur si Qafa në Prishtinë.

IndeksOnline sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, derisa shihen edhe dëmet materiale.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident dhe cila është gjendja e tyre, gjithsesi makina duket tërësisht e shkatërruar.

Policia është në vendin e ngjarjes./Indeksonline