75 Mall Live Search
15:46 / E Hënë, 24 Maj 2021 / k.v

Vetaksidentohet kamioni në rrugën Klinë – Ujmirë

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Jashanicë të Klinës, gjegjësisht në rrugën Klinë-Ujëmirë.

Si pasojë e këtij aksidenti kamioni ka dalë jashtë rrugës. Veç dëmeve materiale Klina info mëson se nuk ka të lënduar.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin.