75 Mall Live Search
14:24 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vetëaksidentohet me veturë 25-vjeçari në Istog, vdes në vend

Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë në një vetaksident në fshatin Istog i Poshtëm.

Viktima nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të marra, duke  vdekur në vend.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejë, Xhevat Ibraj e ka konfirmuar për Indeksonline aksidentin fatal në Istog, duke dhënë detaje.

“Viktima është vetaksidentuar në fshatin e quajtur Istog i Poshtëm në ora 11:30 dhe ka qenë duke drejtuar automjetin epunës. Pra, ka qenë duke vozitur një mjet transportues për bartjen e dheut e zallit i cili ka humbur kontrollin mbi mjetin duke shkaktuar vetëaksident fatal. Viktima është shtetas i Kosovës dhe është i moshës 25-vjeçare”, ka thënë Ibra.

Prokurori dhe policia janë në vendin e ngjarjes dhe po analizojnë rrethanat e vetëaksidentit./Indeksonline/