19:16 / E Diele, 24 Maj 2020 / indeksADMonline

Vetëaksidentohet një person gjatë tejkalimit në Dujakë të Gjakovës

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor pavarësisht kufizimit të masave për lëvizjen e qytetarëve, ende vazhdon të jetë shqetësues.

Një vetëaksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dujakë në afërsi të Gjakovës, transmeton Indeksonline.

Shoferi ka humbur vetëkontrollin në tejkalim, derisa ka përfunduar jashtë rrugës.

Ndryshe, një aksident me tre të lënduar ka ndodhur pasditen e sotme edhe në fshatin Llaushë të Skenderajt./Indeksonline