07:21 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vetëaksidentohet vetura në Veternik (Foto)

Në orët e para të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 5:40 ka ndodhur një vetëaksident në  Veternik të Prishtinës.

Sipas fotografive të dërguara në redaksinë e “Indeksonline” shihet që vetura ka goditur një shtyllë elektrike. Ku si pasojë edhe ka humbur drejtimin dhe është rrotulluar, ndonëse për të lënduar nuk bëhet e ditur.

Ndryshe, aksidentet janë shtuar sidomos gjatë mujove të verës ku fluksi i veturave është edhe më i madh./Indeksonline/