Vetaksident në Vranjevc të Prishtinës, autoambulanca në vendngjarje

Një vetaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në lagjen Vranjevc të Prishtinës.
Në vendin e ngjarjes janë parë dhe forcat policore e po ashtu edhe autoambulanca.
Nuk dihet se si ka ardhur deri tek vetaksidenti.
Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informata lidhur me rastin.
Lidhur me rastin Indeksonline do të ju mbajë të informuar./Indeksonline/