75 Mall Live Search
09:19 / E Martë, 16 Shtator 2025 / P M

Vetëdorëzohet i dyshuari tjetër për tentim-vrasjen në Nadakovc të Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë, i cili dyshohet për rastin me të shtëna me armë zjarri në Nadakovc të Vushtrrisë.

Në raportin e policisë, bëhet e ditur se i dyshuari është vetdorëzuar në polici.

Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti kishte ndodhur ditën e dielë, ku dy persona pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar.

Policia përmes raportit 24-orësh, e kishte cilësuar veprën penale si “Vrasje në tentativë”.