10:33 / E Hënë, 11 Dhjetor 2023 / S Z

Vetëdorëzohen në polici dy të dyshuarit për tentativë vrasjeje në Vitomericë të Pejës

Dy personat e dyshuar për tentim vrasjen në Vitomericë të Pejës, janë vetëdorëzuar në polici.

Të dyshuarit  K. K. i lindur me 2003 dhe GJ. K. i lindur me 2006, pas intervistimit nga ana e  hetuesve rajonal në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit shtetit të njëjtit janë ndaluar.

Ndryshe me datë 10 dhjetor 2023 rreth orës 01:25, Policia është informuar se në rrugën “Zekë Berdyna” nё fshatin Vitomericë ka të shtëna me armë zjarri.

Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion nga viktimat kanë kuptuar se në drejtim të tyre nga persona të pa njohur është shtënë me armë zjarri.

“Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë mbledhur dëshmi, bazuar në sekuestrimin e dëshmive të dyshuarit e këtij rasti janë vetë dorëzuar”, thuhet në njoftimin e policisë.