75 Mall Live Search
10:18 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / FR

Vetëdorëzohet i dyshuari për pjesëmarrje në grupin terrorist

Një person është vetëdorëzuar të mërkurën në polici nën dyshimin se kishte kryer veprën penale: “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.

Rasti sipas raportit policor ky rast kishte ndodhur më 26 janar të vitit 2013.

“Prishtinë 26.01.2013 – NN. Lidhur me rastin është raportuar se me 06.11.2024 është vetëdorëzuar i dyshuari e kërkuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte kryer veprën penale të cekur. Ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.