75 Mall Live Search
08:34 / E Martë, 14 Korrik 2026 / P M

Vetëdorëzohet i dyshuari për plagosjen me armë zjarri në Pejë

Personi që dyshohet se qëndron pas plagosjes me armë zjarri të një qytetari në Pejë është vetëdorëzuar në polici, pas disa orësh kërkimesh intensive dhe bastisjes së shtëpisë së tij nga hetuesit.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se i dyshuari është dorëzuar në polici pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Mbreti Piro” në Pejë.

Ngjara ka ndodhur në lagjen e “Milet Bahçe” në Pejë. Indeksonline mëson se i plagosur është Suad Kelmendi nga Peja.