75 Mall Live Search
18:17 / E Hënë, 16 Mars 2026 / b l

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

 I dyshuari për vrasjen që ndodhi gjatë ditës së sotme në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici.

Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta ka konfirmuar se ai është vetëdorëzuar në polici.

Nexhdet Zymberaj dyshohet se privoi sot nga jeta Rasim Binakaj në orët e para të mëngjesit.

Poashtu nga ky incident një person tjetër ka mbetur i plagosur.