Vetëizolohet Pompeo, pati kontakt me një të infektuar me COVID

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është në karantinë pasi ishte ekspozuar ndaj dikujt që doli pozitiv për koronavirus, sipas një zëdhënësi të Departamentit të Shtetit, transmeton Indeksonline.
Është e paqartë kur ose ku u ekspozua diplomati i lartë amerikan ose nga kush, një detaj që Departamenti i Shtetit tha se nuk do ta konfirmojë për arsye të privatësisë.
Departamenti i Shtetit nuk u është përgjigjur ende pyetjeve të mëtejshme. Pompeo pritej të merrte pjesë në një takim të Kabinetit me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të Mërkurën si dhe në një pritje tjetër festash këtë mbrëmje./Indeksonline