“Vetëm 1”, mesazhi i KQZ-së për votuesit më 22 tetor (Foto)
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka u është drejtuar me mesazh informues votuesve më të drejtë vote se si të plotësojnë fletëvotimet më 22 tetor për zgjedhjet lokale.
#Vetëm1 është mesazhi thelbësor në kuadër të fushatës së KQZ-së që ka për qëllim edukimin e votuesve për mënyrën se si duhet të plotësojnë fletëvotimet, përcjellë AktivPress.
Ky është edhe mesazhi i plotë i KQZ-së për votuesit në Kosovë:
– Në fletëvotimin për Kryetar Komune, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni #Vetëm1 kandidat.
– Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, në anën e majtë të tij, ju duhet të shënjoni #Vetëm1 subjekt politik, kurse në anën e djathtë të fletëvotimit duhet të shënjoni #Vetëm1 kandidat për Kuvend Komunal.