Vetëm 1 pikë e ndan Prishtinën nga titulli kampion në Superligë, pas 8 vitesh

Prishtina triumfoi 2-1 kundër Feronikelit për të bërë një hap gjigant drejt titullit kampion në Superligë.
‘Bardhekaltërit’ shfrytëzuan barazimin e Dritës 1-1 me Ballkanin, për tu shmagur 5 pikë nga Drita.
Gjilanasit janë të vetmit që kanë mbetur në garë për ta rivalizuar Prishtinën në këtë synim.
Por, kryeqyetasve i duhet vetëm edhe 1 pikë që të sigurojë matematikisht titullin, për shkak të bilancit më të mirë në ndeshje direkte me Dritën.
Kujtojmë, në dy ndeshjet e fundit Prishtina luan me Gjilanin dhe Ballkanin ndërsa Drita me Drenicën dhe Arbërinë.
/Indeksonline/