12:43 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vetëm 15% e elektoratit të LDK-së nuk e votuan Vjosa Osmanin

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

Në bazë të këtyre rezultateve u ritheksua se partia fituese është Lëvizja Vetëvendosje me 220.811 vota ose 26,29%.

Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 206.458 vota apo  24.46%.

Por pavarësisht këtij rezultati, popullariteti i liderëve apo bartësve të listave në mesin e elektoratit të partisë ishte ndryshe, raporton Indeksonline.

Vjosa Osmani del të ketë qenë më e votuara sa i përket popullaritetit në subjektin politik.

Vetëm 15% e përkrahëseve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë votuar Osmanin.

“Popullariteti i liderëve/bartësve të listave në mesin e votuesve të subjekteve të tyre politike: 1. Vjosa Osmani është votuar nga 85% e votuesve të LDK-së”./Indeksonline/