75 Mall Live Search
10:26 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / G T

Vetëm 19-vjeçar, por po shkëlqen në Kupën e Afrikës… shumë skuadra e dëshirojnë futbollistin Diomande

Yan Diomande është duke bërë paraqitje fantastike në Kupën e Afrikës që po mbahet në Maroko.

19-vjeçari me Bregun e Fildisht është duke i impresionuar shumë skuadra të forta të Europës, shkruan Indeksonline

Ai është pjesë e RB Leipzigut në Gjermani.

Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është 45 milionë euro.

Shumë skuadra janë shprehur të interesuar për shërbimet e lojtait 19-vjeçar, duke përfshi këtu Bayern Munchen dhe PSG-së.

Diomande ka shënuar një gol në katër ndeshje në AFCON me Bregun e Fildisht./Indeksonline/