75 Mall Live Search
17:10 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Vetëm 20 vjeçar, Gjermania i dorëzohet këtij megatalenti

Kai Havertz është emri më i spikatur aktualisht në futbollin gjerman. Në dy ndeshjet e fundit ka shënuar katër gola, ndërsa pozicioni i tij është mesfushor qëndror. Vetëm 20 vjeçar është mosha e tij.

Ylli i Bayer Leverkusen vërtetë është një margaritar futbolli dhe këtë po e dëshmon çdoherë e më shumë.

Havertz është bërë futbollisti i ri me më së shumti gola në Bundesliga. Plot 34 gola ka realizuar supertalenti gjerman.

Jurgen Klopp ka vite që e ndjek atë, por forma e tij ka bërë që shumë skuadra të mëdhe evropiane të interesohen për të./Indeksonline/