Vetëm 21% e votuesve kanë dalë në këtë shkollë të Podujevës
Në shkollën “Aleksander Xhuvani” në Podujevë është një dalje e vogël e qytetarëve deri në këtë orë.
Sipas kryesuesit të kësaj qendre, Naim Salihu deri me tash kanë dalur 738 votues.
“Krahasuar me zgjedhjet e kaluara fluksi në orët e paraditës ka qenë i më i vogël por tash sa po vjen e po shtohet” tha ai për Indeksonline.
Në këtë qendër të votimit deri në këto momente asnjë incident nuk ka ndodhur dhe se procesi po ecën mirë./Indeksonline/