18:28 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vetëm 21-vjeçare, por ka vizituar 196 vende të botës

Lexie Alford është vetëm 21 vjeçe dhe ka vizituar tashmë të gjitha 196 vendet e botës.

Një rekord i ri botëror. Më 31 maj, vajza nga Kalifornia vizitoi vendin e fundit që i mungonte, Korenë e Veriut. 

Lexie u bë personi më i ri në botë që ka qenë në të gjitha 196 vendet. Ajo kaloi rekordin e James Asquith, i cili udhëtoi të gjitha vendet e botës deri në moshën 24 vjeçare.