Vetëm 24 minuta në klubin e ri, Ozil i nënshtrohet operacionit

Futbollisti Mesut Ozil, në fillim të këtij sezoni është transferuar te skuadra turke Basaksehir.
Por së fundit Ozil ka njoftuar se do t’i nënshtrohet një operacioni për shkak të dhimbjes së shpinës, transmeton IndeksOnline.

33 vjeçari do të jetë jashtë fushave për së paku 3 muaj.
Ozil që prej transferimit në Basaksehir, është inkuadruar në tre ndeshje ku në total ka luajtur vetëm 24 minuta./IndeksOnline/