Vetëm 3 metra e gjatë dhe me peshë prej 800 kg, Dacia prezanton veturën që pritet të kushtojë më pak se 15,000 mijë euro

Prodhuesi i makinave Dacia ka zbuluar një prototip të ri të makinës elektrike të quajtur Hispter Concept.
E menduar për të konkurruar me modelet me kosto të ulët nga Kina, makina thuhet se pritet të ketë një çmim fillestar nën 15,000 euro.
Makina e re, e zbuluar në Meudon, pranë Parisit, është vetëm 3 metra në gjatësi dhe peshon nën 800 kilogramë.

Me këto përmasa, ajo bëhet një nga automjetet më kompakte për tregun evropian.
Shpejtësia maksimale e prototipit do të jetë rreth 90 km/orë dhe rrezja e saj e vlerësuar arrin 150 km.
Përfaqësuesit e kompanisë thonë se makina ofron lëvizshmëri të përditshme të arritshme dhe praktike.

Sipas të dhënave të ofruara nga Dacia, një makinë mesatare udhëton më pak se 40 km në ditë me një shpejtësi mesatare prej 56 km/orë.

Andaj, kjo sugjeron që rrezja e modelit do të jetë e mjaftueshme për përdorim të përditshëm urban ose periferik.
Dacia Hipster Concept është pjesë e një iniciative më të gjerë të mbështetur nga Renault dhe Stellantis që synon të krijojë një kategori të re evropiane të makinave të vogla të frymëzuara nga koncepti japonez “Kei Car”.

Kjo kategori do të përfshinte automjete urbane me pajisje bazë dhe kërkesa të reduktuara sigurie krahasuar me modelet konvencionale, duke lejuar peshë dhe kosto prodhimi më të ulëta.
Koncepti Hipster nuk ka ende një afat kohor të konfirmuar prodhimi, por Dacia thotë se është gati ta shndërrojë atë në një model prodhimi nëse Bashkimi Evropian miraton kuadrin e ri legjislativ për makinat e vogla.