75 Mall Live Search
12:26 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / A. A

Vetëm 4 ditë pas disfatës në kampionat, Prishtina kërkon ‘hakmarrje’ ndaj Feronikelit në Kupë

Sot fillon faza çerekfinale e Kupës së Kosovës në futboll. Përballja më interesante zhvillohet në Drenas midis Feronikelit dhe Prishtinës.

Të shtunën e kaluar, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” Feronikeli triumfoi ndaj “bardhekaltërve”, duke ndalur serinë pozitive të Prishtinës prej 18 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat.

Ndeshja zhvillohet me sistem eliminimi 90 minuta dhe nëse koha normale mbyllet baras ka vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Pastaj, nëse është e nevojshme do të ketë ekzekutim të penalltive. Në të njëjtën kohë në Klinë, Dukagjini e pret Drenicën.

Ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.

/Indeksonline/