15:33 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vetëm 5% e shtëpive të siguruara, shqiptarët kujdesen më shumë për makinat

Tërmeti i fortë i 21 shtatorit dhe të tjerët që e pasuan nxorën në pah një të dhënë aspak pozitive. Vetëm 5% e banesave në Shqipëri janë të siguruara.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë së sigurimeve “Sigma Interalbanian”, pjesë e “Vienna Insurance Group” thotë se shqiptarët më shumë kujdesen për automjetet sesa për shtëpitë e tyre.

Sipas tij sigurimi i pronës ka kosto mjaft të ulët ndërkohë që garanton zhdëmtimet nga fatkeqësitë natyrore.

Edhe nga tërmeti i fundit ka pasur shtëpi dhe biznese të siguruara që janë prekur dëmet e të cilave do të mbulohen nga Sigma Interalbanian.

Zoti Citozi mbështet ngritjen e një skeme kombëtare për sigurimin nga fatkeqësitë. Ai thotë se kapacitetet financiare për të mbuluar dëmet masive janë, ndërkohë që sigurimi për familjet në nevojë duhet të mbulohen nga qeveria.