75 Mall Live Search
11:07 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

5 minuta pasi Messi u shpall më i miri – Portugali: “Ronaldo lojtari më i mirë i të gjitha kohëve”

FIFA shpërbleu argjentinasin Lionel Messi me çmimin “The Best”, si lojtari më i mirë i vitit 2019.

Ky vendim ka krijuar shumë polemika, sidomos nga tifozët e Cristiano Ronaldos.

Në fakt, rreth kësaj ka reaguar edhe faqja zyrtare e Portugalisë në rrjetet sociale, e cila e ka quajtur Ronaldon – futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve.

Ky postim erdhi vetëm 5 minuta pasi u shpallë vendimi nga presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino. /Indeksonline/